Sport

Babai i humb jetën në stadium, vajza e tij i prek të gjithë me këtë mesazh: 'Do të më mungosh çdo ditë babi'

Vajza Mia Serrano ka dërguar mesazhin e saj emocional pas vdekjes së babait të saj fatkeq dhe tifozit të River Plate, i cili humbi jetën pasi pësoi një sulm në zemër dhe u rrëzua nga platforma e stadiumit.

4 Qershor 2023, 22:51 Nga DOSJA

Babai i humb jetën në stadium, vajza e tij i prek të gjithë

ARGJENTINE - Një tifoz i pafat i River Plate ka gjetur vdekjen tragjike në stadium. Ai pësoi një atak kardiak gjatë ndeshjes kundër Defensa i Hustisia, si pasojë e të cilit u rrëzua nga platforma e dytë në tribunën e poshtme dhe humbi jetën.

Me të dëgjuar lajmin tragjik, vajza e tij, Mia Serrano, u rrëzua para shoqërisë së babait të saj 53-vjeçar, i cili u përpoq më kot ta ngushëllonte.

Babai i humb jetën në stadium, vajza e tij i prek të gjithë

Pak orë pas ngjarjes që tronditi mbarë Argjentinën, vajza e tij përmes rrjeteve sociale dërgoi një mesazh zemërthyes duke i dhënë lamtumirën e fundit tifozit fatkeq të River-it.

“Faleminderit që je babai më i mirë në botë, babi do të më mungosh çdo ditë të jetës. Princesha jote do të të kujtojë gjatë gjithë kohës dhe e di që do të kujdesesh mirë për mua siç bëre këtu në jetë.
Babai i humb jetën në stadium, vajza e tij i prek të gjithë

Më mësove t'i dua këto ngjyra dhe premtoj ta kujtoj çdo herë që shkoj në fushë vendin tonë në botë”, tha ajo në postimin e saj. Nga ana e saj, River Plate njoftoi pak më vonë se flamujt do të qëndrojnë në gjysmështizë në “Monumental” në kujtim të tifozit fatkeq.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll