Sport

Stërmasi: “Atletika në pikën zero, duhen trajnerë, sportistë dhe infrastruktura"...

“Për Luizën jemi duke parë për një trajner të huaj, që të ketë patur të paktën një kampione bote, gjithashtu edhe për Izmirin jemi duke kërkuar për trajner,”- shprehet Stërmasi.

4 Qershor 2023, 20:46 Nga DOSJA

Stërmasi: “Atletika në pikën zero, duhen trajnerë,

TIRANE - Vetëm 10 ditë në krye të Federatës Shqiptare të Atletikës,Taulant Stërmasi është në kulmin e vrullit, për aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare që duhet të zhvillojë ky sport. Paralelisht me Kampionatet Ballkanike, apo Lojërat Olimpike europiane dhe kampionatet kombëtare për të rinj dhe të rritur, një nga domosdoshmëritë kryesore aktuale për të është rivitalizimi i këtij sporti në numra trajnerësh dhe sportistësh. Në një intervistë për “Top Channel”, numri një i atletikës shqiptare është shprehur:

“Duhet të jemi patjetër në programin e vitit 2024 për të futur atletikën në shkolla. Dhe po identifikojmë që tani trajnerët e shkollave me profil atletike, që të paktën në vitin e ardhshëm ky sport të zhvillohet në 20 shkolla të Shqipërisë”.

Ndërkohë që kërkohen trajnerë dhe sportistë, atletika në vendin tonë ka humbur bazën, infrasktrukturën e saj, pasi pistat dhe këndet e zhvillimit të disiplinave të këtij sporti mungojnë.

“Nëse flasim për pistat e tartanit me standarte ajo kushton shumë rreth 600 mijë euro, ndërkohë që ne do të mundohemi të kërkojmë që pjesë e projekteve të stadiumeve të reja të jetë edhe atletika. Por ne nuk mund të presim dot 7-8 vite sa të përfundojnë projektet e reja të stadiumeve, por duhet të mos synojmë vetëm vrapimet. Duhet të shohim për kërcimet apo për hedhje”.

Stërmasi: “Atletika në pikën zero, duhen trajnerë,

Me emërimin e tij si president, Stërmasi ka lënë vetëm në këtë sprint final të karrierës së saj Luzia Gegën, nga ana tjetër, dënimi i ish-presidenti Gjergj Ruli lë Izmir Smjalin gjithashtu pa trajner.

“Për Luizën jemi duke parë për trajner të huaj, që të ketë patur të paktën një kampione bote, gjithashtu edhe për Izmirin jemi duke kërkuar trajner, por problem i tij është që sapo është rikthyer nga një dëmtim dhe duhet të marrë pjesë sa më shpejt në garat, për të arritur olimpiadën e vitit të ardhshëm. Luiza dhe Izmiri janë në kulmin e karrierës dhe duhet të jemi gati për çdo nevojë që kanë”.

Në Olimpiadën e shkuar Shqipëria mori pjesë me dy sportistë, Luiza Gegën e kualifikuar dhe Izmir Smajlajn me ftesë, po në këtë olimpiadë.

“Luiza me 99% e ka siguruar kualifikimin me normën e saj, ndërkohë që për Izmirin do të përpiqemi shumë dhe besoj do t’ia dalë me rezultatet e garave të dimrit dhe të fillimit të vitit të ardhshëm. Gjithashtu kemi edhe Franko Burrajn, i cili ka arritur të përmirësohet shumë në këto vitet e fundit dhe të thyejë të gjitha rekordet kombëtare që deri më parë konsideroheshin të pathyeshme”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll