Sport

Paris Saint-Germain, në pankinë pritet dyshja Nagelsmann-Henry!

Parisienët janë të interesuar të punojnë me ish-trajnerin e Bayern Munichut dhe legjendën e dikurshme të Arsenalit.

4 Qershor 2023, 17:17 Nga DOSJA
Paris Saint-Germain, në pankinë pritet dyshja Nagelsmann-Henry!

FRANCE - Largimi i Christophe Gaultier nga pankina e Paris Saint-Germain, edhe pse i ka mbetur edhe një vit nga kontrata, është e sigurt dhe për këtë arsye shumë publikime i lidhin tashmë trajnerët me pankinën e parizienëve.

Sipas një raportimi ekskluziv të “Footmercato”, megjithatë emri i teknikut për të cilin drejtori teknik i skuadrës, Luis Campos po punon më së shumti për momentin është ai i Julian Nagelsmann, i cili u largua nga Bayern Munich pak muaj më parë . .

Në fakt, tashmë ka pasur diskutime mes dy palëve dhe do të ketë të tjera në të ardhmen e afërt. Në fakt, siç shton raporti, parisienëve do ta pëlqenin idenë që Thierry Henry të ishte një anëtar i ekipit të tij.

Futbollisti legjendar francez 45-vjeçar punoi si asistent në kombëtaren belge deri në dhjetor të vitit 2022 dhe që atëherë nuk është ulur më në stolin e skuadrës, ndërsa këtë verë ai u përfshi në administratën e Como-s italiane, në të cilën fitoi një përqindje të vogël të aksioneve. Nuk dihet nëse Henry do të dëshironte një post të tillë në skuadrën e Parisit dhe Nagelsmann nga ana e tij nëse do të donte të punonte së bashku.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll