Sport

Napoli mbyll zyrtarisht sezonin, Rrahmani feston me flamurin e Dardanëve!

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Diego Armando Maradona” përfundoi me rezultatin 2-0. Pasi Napoli ishte vendas në ndeshjen e fundit të sezonit, këtij klubi iu dorëzua sonte trofeu.

4 Qershor 2023, 22:42 Nga DOSJA
Napoli mbyll zyrtarisht sezonin, Rrahmani feston me flamurin e Dardanëve!

ITALI - Napoli e mbylli sonte sezonin 2022-2023 në Serie A, teksa titullin kampion e kishte siguruar disa javë më parë. Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalleti mposhti sonte Sampdorian, në ndeshjen e vlefshme për javën e 38-të dhe të fundit.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Diego Armando Maradona” përfundoi me rezultatin 2-0. Pasi Napoli ishte vendas në ndeshjen e fundit të sezonit, këtij klubi iu dorëzua sonte trofeu.

Amir Rrahmani gjatë ceremonisë u pa duke festuar me flamurin e Kosovës. Përfaqësuesi kosovar zhvilloi një sezon të shkëlqyer dhe dha kontribut të madh në suksesin e napolitanëve.

Ceremonia e titullit të kampionit u transmetua drejtpërdrejt edhe nga kanali zyrtar i Serie A në “YouTube”. 

B.T (Dosja.al)

 

 

Sondazh

Poll