Sport

Elton John... ngre kupën me Manchester Cityn dhe i kërkon diçka Guardiolës- Shikoni videon

“Edhe një” i tha ai Guardiolës përpara finales së Ligës së Kampionëve më 10 qershor

4 Qershor 2023, 17:43 Nga DOSJA
Elton John... ngre kupën me Manchester Cityn dhe i kërkon diçka

ANGLI - Lojtarët e Manchester City festuan fitimin e FA Cup pas fitores 2-1 ndaj bashkatqytetarëve të United në finale, së bashku me Elton John .

Këngëtari i njohur është takuar me delegacionin e “qytetarëve” në aeroportin e Londrës dhe kanë festuar së bashku titullin.

Elton John nuk mungoi t'i kërkonte Ligën e Kampionëve Pep Guardiola, të cilit i tha: "Edhe një javë tjetër" (d.m.th. më 10 qershor, City përballet me Interin në finalen e klubit më të mirë të Evropës, në Stamboll). 

Madje ai është përqafuar dhe ka bërë foto me shumë nga lojtarët e Cityt, ndërsa ka ngritur edhe kupën!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll