Sport

Lamtumira emocionuese e Vinícius Jr. për Benzema: “Së bashku pushtuam Spanjën, Evropën dhe botën. Do të më mungosh”...

Sulmuesi francez po largohet nga Real Madridi dhe me gjasa duhet të shkojë në Arabinë Saudite

4 Qershor 2023, 15:56 Nga DOSJA

Lamtumira emocionuese e Vinícius Jr. për Benzema: “Së

SPANJE - Vinícius Júnior shkoi në rrjetet sociale këtë të dielë për t'i thënë lamtumirë Benzemas, në një mesazh emocionues, pasi Real Madrid zyrtarizoi largimin e sulmuesit francez.

“Benzvini, Vinzema... Rezultati ishte gjithmonë i njëjtë: gola, buzëqeshje, tituj dhe mbi të gjitha mësim. Kur një djalë nga São Gonçalo, tepër i turpshëm, mbërriti në Real Madrid në 2018, ju ishit të parët që e mirëpritët. Nuk do ta harroj kurrë këtë. Unë u rrita me ju. Ne pushtuam Spanjën, Evropën dhe botën së bashku.

Unë duartrokita “Topin tuaj të Artë”, me shumë krenari. Ne e përfunduam këtë 'dyshe' sot, por do të kem gjithmonë videot tona si frymëzim për të kujtuar një kohë të paharrueshme. Karim do të na mungosh shumë.

Faleminderit për gjithçka legjendë”,- ka shkruar braziliani në Twitter, në një publikim të ilustruar me disa imazhe të dy lojtarëve. Karim Benzema, duhet theksuar, me gjasa duhet të shkojë në Al Ittihad të Arabisë Saudite.

Lamtumira emocionuese e Vinícius Jr. për Benzema: “Së

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll