Sport

Ekzekutimi unikal i penalltisë, ku lojtari u ndëshkua me karton të verdhë!...

Goditja komike e penalltisë nga Arte Barrios i Independiente Rivadavia në një ndeshje të kategorisë së dytë të Argjentinës, nuk i ka pëlqyer arbitrit që e ndëshkoi.

4 Qershor 2023, 15:23 Nga DOSJA

Ekzekutimi unikal i penalltisë, ku lojtari u ndëshkua me karton

ARGJENTINE - Herë pas here kemi parë goditje dënimi të ndryshme, disa prej tyre ishin të çuditshme, disa qesharake, disa tragjike.

Në një nga këto kategori, futet edhe ekzekutimi i sulmuesit të Independiente Rivadavia në një ndeshje të divizionit B në Argjentinë kundër Deportivo Maipu.

Teksa ekipi i tij udhëhiqte 1-0 në minutën e 38-të, ai mori përsipër gjuajtjen e penalltisë. Duke dashur të ngatërrojë portierin e skuadrës kundërshtare, 27-vjeçari Arte Barrios ka shkuar para dhe mbrapa, gjë që nuk i ka pëlqyer arbitrit, i cili i ka treguar kartonin e verdhë.

Edhe në përsëritje ai nuk arriti ta dërgonte topin në rrjetë, ndërsa rezultati përfundimtar i takimit u mbyll 2-1 në favor të Independientes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll