Bota

Jamie Shea një mesazh për Kosovën: Puno me BE-në dhe SHBA! Mos e humb besimin

Shea u shpreh se Beogradi duhet të heqë dorë nga ndërhyrja në punët e brendshme të Kosovës.

4 Qershor 2023, 16:32 Nga f.i
Jamie Shea një mesazh për Kosovën:  Puno me BE-në dhe SHBA!
Jamie Shea

KOSOVË- Jamie Shea ,ish-zëdhënës i NATO-s gjatë luftës në Kosovë teksa ka komentuar situatën në veri të Kosovës, u shpreh se Beogradi duhet të heqë dorë nga ndërhyrja në punët e brendshme të Kosovës. Shea në një intervistë për Euronews Albania tha se prania e ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën është e papranueshme.

“Kam qenë mjaft i qartë për dërgimin e forcave ushtarake serbe në kufi për një çështje që nuk i përket Serbisë, por është një çështje e brendshme e Kosovës. Ka një mbireagim, është e papranueshme dërgimi i këtyre trupave. Ato duhet të rikthehen në vendin e tyre. Beogradi duhet të heqë dorë nga ndërhyrja në punët e brendshme të Kosovës. Veriu është një çështje e brendshme e Kosovës. Mesazhi im është që: Kosovë, puno bashkë me BE dhe SHBA! Pavarësisht zemërimit, mos humbisni besimin e miqve më të ngushtë”, tha ai.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll