Bota

Protesta në Serbi/ "Zgjedhjet janë të mundshme", Vuçiç: Sa të jem un president nuk do ketë qeveri tranzitore

Vuçiç theksoi se është i gatshëm për zgjedhjet në Beograd, por do të ketë edhe disa zgjedhje të tjera. 

4 Qershor 2023, 15:30 Nga f.i
Protesta në Serbi/ "Zgjedhjet janë të mundshme",
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Duke folur për kërkesat e protestës presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka përsëritur sot qëndrimin e tij se nuk do të lejojë formimin e një qeverie tranzitore. Mediat serbe raportojnë se Vuçiç theksoi se është i gatshëm të shkojë në zgjedhjet në Beograd, por do të ketë edhe disa zgjedhje të tjera. 

"Për sa u përket qeverive në tranzicion, ato janë të lira t'i ndalin ato fantazi. Nuk do të ketë qeveri tranzitore sa të jem president i republikës, apo sa jam gjallë. Ose mund të më ndërpritet mandati siç u propozua dje para kuvendit. Pra, për të përsëritur, nuk do të ketë qeveri tranzitore. Nuk do të ketë, sepse nuk do të ishte qeveria e Serbisë, por qeveria e grupeve të interesit, manjatëve dhe të huajve. Kjo qeveri do ta shkatërronte Serbinë për gjashtë muaj, shtatë ose tetë herë më shpejt se DOS-i. E dua shumë Serbinë dhe mund të ëndërrosh vetëm për qeveritë tranzicionale," - tha Vuçiç në festën e Ditës së Policisë.

Dhjetëra mijëra persona kanë dalë sot në Beograd me qindra mesazhe në pusulla për presidentin Vuçiç, shumë prej tyre duke i bërë thirrje atij të jepte dorëheqjen. Një protestë e re është planifikuar për javën e ardhshme, në atë që po bëhet një sfidë gjithnjë e më serioze për Vuçiçin, ndoshta më e madhja me të cilën ai është përballur që nga ardhja në pushtet 11 vjet më parë. Opozita e ka akuzuar Vuçiçin për nxitje të jotolerancës dhe gjuhës së urrejtjes gjatë qeverisjes së tij gjithnjë e më autokratike, ndërsa ka marrë në mënyrë të paligjshme kontrollin mbi të gjitha institucionet shtetërore. Presidenti Vuçiç e ka mohuar këtë, duke pretenduar se grupet opozitare duan rrëzimin e tij me forcë.

protesta ne serbi aleksander vucic

Sondazh

Poll