Bota

Mbrojtja ajrore në Rusi: 9 dronë goditën Krimenë gjatë natës

Një tjetër dron u gjet i pashpërthyer, gjë që bëri të nevojshme evakuimin e 50 personave nga zona.

4 Qershor 2023, 14:53 Nga f.i
Mbrojtja ajrore në Rusi: 9 dronë goditën Krimenë gjatë
foto ilustruese

RUSI- Kreu i instaluar nga Rusia i Krimesë së pushtuar, Sergey Aksyonov, pretendoi se pushtuesit rrëzuan nëntë dronë të forcave ukrainase.

Sergei Aksyonov tha se pesë u qëlluan dhe katër u bllokuan në gadishullin, të cilin Moska e aneksoi në 2014, shkruan Sky News. Një tjetër dron u gjet i pashpërthyer, gjë që bëri të nevojshme evakuimin e 50 personave nga zona, pohoi ai. 

Rusia dërgoi gjithashtu pesë drone Shahed, tre prej të cilëve u shkatërruan nga mbrojtja ajrore e Ukrainës.

lufta ukrain-rusi

Sondazh

Poll