Bota

Erdogan takim me Stoltenberg, ç'do ndodhi me pranimin e Suedisë në NATO?!

Gazetarët nuk janë lejuar të marrin pjesë në takim.

4 Qershor 2023, 15:10 Nga k.m.
Erdogan takim me Stoltenberg, ç'do ndodhi me pranimin e Suedisë
Rexhep Tajip Erdogan

STAMBOLL- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u takua sot me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Një nga pikat e rendit të ditës ishte vetoja e Turqisë për pranimin e Suedisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Takimi u zhvillua në zyrën presidenciale, në Pallatin Notlmabahçe në Stamboll. 

Por gazetarët nuk janë lejuar të marrin pjesë në takim.

Megjithëse Ankaraja i dha lehtësisht dritën jeshile për anëtarësimin e Finlandës në NATO, në rastin e Suedisë, ajo vendos pengesa duke kërkuar ndryshimin e politikës së saj ndaj organizatave kurde që Ankaraja i konsideron terroriste.

Zyrtarët e NATO-s synojnë që Suedia t'i bashkohet NATO-s deri në samitin e Aleancës në Lituani më 11-12 korrik. 

Stoltenberg ishte një nga disa personalitete të huaja që morën pjesë në inaugurimin e Erdoganit.

rexhep tajip erdogan turqi

Sondazh

Poll