Bota

Dënimi me burg pë Lina E/ Protestuesit e ekstremit të majtë përleshen me policinë gjermane

Pesë persona u arrestuan, të gjithë shtetas gjermanë të moshës 20 deri në 32 vjeç.

4 Qershor 2023, 15:47 Nga f.i
Dënimi me burg pë Lina E/ Protestuesit e ekstremit të majtë
protesta

GJERMANI- Qindra protestues të së majtës ekstreme u përleshën me policinë në qytetin gjerman lindor të Leipzig të shtunën mbrëma, gjatë demonstratave për dënimet me burg të dhëna disa personave të dënuar për sulme vigjilente kundër neo-nazistëve, raporton CNN.

Policia u përpoq në fillim të qetësonte protestuuesit, por kur ata u bënë të dhunshëm dhe oficerët u sulmuan, autoritetet u përgjigjën me forcë. Pesë persona u arrestuan, të gjithë shtetas gjermanë të moshës 20 deri në 32 vjeç.

Në fillim të kësaj jave, një gjykatë në Dresden dënoi katër aktivistë të krahut të majtë, duke përfshirë një studente të njohur të identifikuar në mediat gjermane si Lina E., për kryerjen e akteve të dhunshme kundër neo-nazistëve, duke i dënuar ata me burgim nga dy deri në pesë vjet. Grupet mbështetëse të Lina E., e cila është nga Leipzig, kanë protestuar kundër vendimit.

protesta ne gjermani lina e

Sondazh

Poll