Bota

Tensionet në veri/ / Escobar kërkoi zbatim të Asociacionit, reagon VV-ja

Deputeti i VV’së, Gramos Agusholli thotë se do të ketë Asociacion, por jo me kompetenca ekzekutive.

4 Qershor 2023, 14:15 Nga f.i
Tensionet në veri/ / Escobar kërkoi zbatim të Asociacionit,
Gramos Agusholli

KOSOVË- Deputeti i VV’së, Gramos Agusholli ka komentuar kërkesën urgjente që Emisari Special i SHBA-ve për Ballkanin, Gabriel Escobar, dha për kryeministrin Kurti, për të zbatuar menjëherë Asociacionin. Agusholli thotë se do të ketë Asociacion, por jo me kompetenca ekzekutive.

“Ashtu siç ka thënë kryeministri Kurti, që asociacion do të ketë, por jo me kompetenca ekzekutive. Qeveria e Kosovës është zotuar që do ta respektojë marrëveshjen e Ohrit, por ajo duhet te respektohet si tërësi, jo në mënyrë të pjesshme”, -tha Agusholli.

Në anën tjetër, Agusholli foli edhe për situatën në veri dhe kërkesën e ndërkombëtarëve për tërheqjen e njësive speciale nga veriu. Ai tha se kryeministri Kurti u tregua fleksibil duke thënë se do të mbahen zgjedhjet e reja.

“Në anën tjetër, kryeministri është treguar fleksibil dhe ka thënë se do mbahen zgjedhjet e reja në komunat veriore, ku qytetarët përmes votës së lirë do t’i zgjedhin kryetarët e rinj. Është gabim nëse dikush mendon që duhet bërë kompromis me bandat dhe kriminelët në veri, të cilët janë të dirigjuar dhe ushqehen nga Serbia”,- tha ai për GazetaBlic.

Kujtojmë se, emisari Special i SHBA-ve për Ballkanin, Gabriel Escobar, i ka bërë thirrje Kurtit që të tërheq forcat e Policisë Speciale nga veriu bashkë me kryetarët.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll