Bota

Kosova kërkon nga Mali i Zi që të lejojë fëmijët të kalojnë kufirin me certifikatë lindjeje

Autoritetet në Kosovë i kanë kërkuar Malit të Zi që të lejohet kalimi i fëmijëve edhe me certifikatë lindjeje, pasi është në interesin e përbashkët një gjë e tillë, ndërsa po presin për një përgjigje.

4 Qershor 2023, 14:23 Nga f.i
Kosova kërkon nga Mali i Zi që të lejojë fëmijët
foto ilustruese

KOSOVË- Bregdeti malazez është një nga destinacionet e preferuara për kosovarët gjatë muajve të verës. Mirëpo, fëmijët deri në moshën 16-vjeçare nuk mund të udhëtojnë me certifikatë të lindjes, por vetëm me pasaportë. 

Autoritetet në Kosovë i kanë kërkuar Malit të Zi që të lejohet kalimi i fëmijëve edhe me certifikatë lindjeje, pasi është në interesin e përbashkët një gjë e tillë, ndërsa po presin për një përgjigje, shkruan Kosovapress.

Mali i Zi, vitin që shkoi ka pezulluar vendimin e mëparshëm, në bazë të të cilit fëmijët nën moshën 18-vjeçare nga Republika e Kosovës, janë lejuar të kalojnë kufirin vetëm me certifikatë të lindjes. Zëvendësministri i Turizmit në Malin e Zi, Armend Milla apeloi qytetarët në Kosovë që të respektojnë këtë vendim deri në një tjetër pasi kështu do të mund të shmangeshin tollovitë dhe keqkuptimet në pikat kufitare.

mali i zi kosove

Sondazh

Poll