Bota

Vriten tre ushtarë izraelitë pranë kufirit me Egjiptin

Forcat e armatosura të të dy vendeve thonë se po hetojnë së bashku incidentin e pazakontë. Egjipti thotë se oficeri i tij kaloi në Izrael ndërsa ndiqte trafikantët e drogës.

4 Qershor 2023, 12:08 Nga f.i
Vriten tre ushtarë izraelitë pranë kufirit me Egjiptin
kufiri

IZRAEL- Tre ushtarë izraelitë janë vrarë nga një oficer egjiptian i sigurisë në shkëmbimin e zjarrit në anën e kuftirit izraelit. Sipas ushtrisë, dy ushtarë izraelitë një burrë dhe një grua të vendosur në një vend të largët përgjatë kufirit u qëlluan për vdekje herët të shtunën në mëngjes. Trupat e tyre u zbuluan pasi një oficer i lartë nuk ishte në gjendje t'i kontaktonte me radio, shkruan BBC.

Forcat e armatosura të të dy vendeve thonë se po hetojnë së bashku incidentin e pazakontë. Egjipti thotë se oficeri i tij kaloi në Izrael ndërsa ndiqte trafikantët e drogës. Ushtria izraelite ka thënë se të shtënat supozohej se kishin lidhje me një operacion kontrabande droge që e kishte penguar gjatë natës.

Sulmuesi i dyshuar më pas është vrarë, ndërsa një ushtar i tretë izraelit është qëlluar për vdekje gjatë operacionit të kërkimit.

izrael vriten tre ushtare egjipt

Sondazh

Poll