Aktualitet

FT+EMRI/ Ditën zjarrfikës, natën shpërndarës droge, AMP arreston 22-vjeçarin në Roskovec

I riu u kap me 13 doza kokaine, një peshore elektrike si dhe para.

4 Qershor 2023, 07:32 Nga I.A

FT+EMRI/ Ditën zjarrfikës, natën shpërndarës droge, AMP

ROSKOVEC- Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka arrestuar një zjarrfikës në Roskovec për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Mësohet se në pranga ka rënë 22-vjeçari Eldi Shehaj. I riu u kap me 13 doza kokaine, një peshore elektrike si dhe para. Ndërkohë që gjatë kontrollin në banesën e tij u gjet edhe një armë gjuetie tip "Çifte".

Njoftimi i AMP-së

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier- Berat) ka arrestuar shtetasin E. SH., 22 vjeç, me detyrë Zjarrfikës në M.Z.SH Roskovec, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Arrestimi i tij u krye pasi gjatë kontrollit të kryer nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Berat në automjetin Honda Civic që ai drejtonte, u gjetën 13 doza kokaine dhe një peshore elektronike, dy aparate telefonike celularë, një kartmonedhë me prerje 50 euro dhe 1000 lekë.

Gjithashtu gjatë kontrollit të kryer nga specialistët e AMP në banesën e shtetasit E. SH.  u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri “Çifte” dhe dy aparatë telefonikë celularë. Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”. AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo shërbimit Zjarrfikës, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

amp eldi shehaj

Sondazh

Poll