Aktualitet

“Zbrisni nga avioni, ka defekt”, Wizz Air sorollat pasagjerët e linjës Catania-Tiranë për 12 orë

Punonjësit e avionit kanë dhënë alarmin se ka një defekt, ndaj duhej që të zbrisnin menjëherë. Gjatë kësaj kohe nuk kishte asnjë informacion për udhëtarët se si do procedonin, duke i lënë në pritje për një kohë të gjatë

3 Qershor 2023, 19:33 Nga m.s
“Zbrisni nga avioni, ka defekt”, Wizz Air sorollat
Wizz Air

TIRANË- Një denoncim vjen për “Dosja.al” nga një qytetar në lidhje me sorollatjet dhe papërgjegjshmërinë e krijuar nga linja ajrore Wizz Air, e cila do niset 12 orë me vonesë, duke i terrorizuar qytetarët se avioni ka defekt.

Pasagjerët e itinerarit Catania-Tiranë u përballën me një situatë frike e ankthi, ndërsa u është dashur të sorollaten kot, deri sa erdhi njoftimi për tu nisur, fiks 12 orë me vonesë.

Avioni duhej të nisej në orën 09:00 paradite e të mbërrinin në destinacion në orën 10:20, siç ishte planifikuar. Por një situatë që nuk dihet sa vërtetësi ka, ndryshoi tërë rrjedhën e fluturimit të planifikuar.

Punonjësit e avionit kanë dhënë alarmin se ka një defekt, ndaj duhej që të zbrisnin menjëherë. Gjatë kësaj kohe nuk kishte asnjë informacion për udhëtarët se si do procedonin, duke i lënë në pritje për një kohë të gjatë. Udhëtimi do bëhet në mesnatë, e ndërsa shumica janë nxënës shkollash e të moshuar.

“Zbrisni nga avioni, ka defekt”, Wizz Air sorollat

“Wiz Air sorrollat pasagjerët. Sot fati i zi u ra atyre të itinerarit Katania-Tiranë. Duhej të niseshin në orën 9 paradite e të mbërrinin më 10 e 20. Por sa hypën në avion i zbritën duke i terrorizuar se ka defekt avioni. Më pas asnjë info deri sa u erdhi lajmi që do niseshin më 21, pra 12 orë me vonesë. Nuk ishte e thënë të qe e vërtetë. Sapo në ekran u lexua që mbase do nisen për në Tiranë në orën 23 e 30. Pra në mesnatë. E shumica janë nxënës shkollash e të moshuar. Askush nuk sqaron gjë. Rrinë dhjetra e dhjetra shqiptarë në aeroport pa asnjë shpjegim, ndjesë apo komunikim njerëzor. Turp është pak të thuash”, është denoncimi i qytetarit.

wizz air linje ajrore defekt ne avion

Sondazh

Poll