Aktualitet

Makinat bëhen "copash" në Rrugën e Kombit, 7 të plagosur, 3 prej tyre drejt Spitalit të Traumës (VIDEO)

Mes të plagosurve kanë qenë dhe tri vajza të mitura, të cilat udhëtonin me mjetin tip “Audi” së bashku me familjen.

3 Qershor 2023, 22:19 Nga m.s
Makinat bëhen "copash" në Rrugën e Kombit, 7 të
foto ilustruese

RRËSHEN- Këto janë pamjet e rënda nga aksidenti i rëndë i ndodhur në Rrugën e Kombit, ku kanë mbetur të plagosur 7 persona.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, duke sjellë bilancin e rëndë me 7 të plagosur, të cilët janë transportuar me urgjencë në spital.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Rrëshenit. Mes të plagosurve kanë qenë dhe tri vajza të mitura, të cilat udhëtonin me mjetin tip “Audi” së bashku me familjen.

Nga ana tjetër, në automjetin tip "BMW" udhëtonin dy shtetase nga Kosova, me inicialet B. S. dhe M. S.

Janë dërguar në Spitalin Rajonal të Rrëshenit 4 nga të dëmtuarit, ndërsa 3 prej tyre janë transportuar për në Spitalin e Traumës Tiranë, ku paraprakisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

aksident rruga e arbrit te plagosur

Sondazh

Poll