Aktualitet

Aksident me disa të plagosur në Rrugën e Kombit, dy persona të bllokuar në makinë (FOTO)

Zjarrfikësit po punojnë për nxjerrjen e dy personave të bllokuar në njërin prej automjeteve. Policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes

3 Qershor 2023, 22:00 Nga m.s
Aksident me disa të plagosur në Rrugën e Kombit, dy persona
foto nga vendngjarja

Një aksident i rëndë me disa persona të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit. Nga të dhënat paraprake raportohet se janë përplasur dy automjete.

Për pasojë janë plagosur disa persona, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.

Po të njëjtat burime shtojnë se zjarrfikësit po punojnë për nxjerrjen e dy personave të bllokuar në njërin prej automjeteve. Policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes.

rruga e kombit aksident

Sondazh

Poll