Aktualitet

Përmet/ I riu në gjendje depresive mbyt nënën e tij 65-vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Përmet, në lagjen “Partizani”, ku një 24-vjeçar, ka mbytur nënën e tij 65-vjeçe

3 Qershor 2023, 21:44 Nga m.s
Përmet/ I riu në gjendje depresive mbyt nënën e tij
rajoni i policise Permet

PËRMET- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Përmet, në lagjen “Partizani”, ku një 24-vjeçar, ka mbytur nënën e tij 65-vjeçe. Nga të dhënat e para të policisë bëhet me dije se ky akt i rëndë ka ndodhur pasi autori ka qenë në gjendje depresive. Uniformat blu kanë arrestuar të riun me inicialet A.M., i cili vrau nënën e tij 65-vjeçare me inicialet Z. M.

Njoftimi nga policia

Më datë 03.06.2023, rreth orës 21:00, në lagjen “Partizani”, Përmet, dyshohet se në gjendje depresive, shtetasi A. M., 24 vjeç, ka mbytur nënën e tij, shtetasen Z. M., 65 vjeçe.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit janë vënë në ndjekje të autorit dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Përmet, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

permet mbyt nenen

Sondazh

Poll