Aktualitet

Përplasen dy mjete në Tiranë, ndërron jetë 7-vjeçari që ishte në rrugë

Për fat të keq ka ndërruar jetë aksidentalisht nga përplasja e dy mjeteve, një i mitur i cili ka qenë në rrugë

3 Qershor 2023, 19:26 Nga m.s
Përplasen dy mjete në Tiranë, ndërron jetë
foto ilustruese

TIRANË-Një aksident që ka ndodhur në fshatin Bërxull në Tiranë, në rrugën "Shkëndija", ka rezultuar fatale për një të mitur që ndodhej në rrugë. Policia njofton se rreth orës 18:25 janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. H., 30-vjeç, me mjetin tjetër që drejtohej nga shtetasi N. A., 63 vjeç. Për fat të keq ka ndërruar jetë aksidentalisht nga përplasja e dy mjeteve, një i mitur rreth moshës 6-7 vjeç, i cili ka qenë në rrugë.

Njoftimi nga policia

Më datë 03.06.2023, rreth orës 18:25, në fshatin Bërxull, në rrugën "Shkëndija", janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. H., 30 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin N. A., 63 vjeç.

Si pasojë ka ndërruar jetë aksidentalisht nga përplasja e dy mjeteve, një i mitur rreth moshës 6-7 vjeç, i cili ka qenë në rrugë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident tirane vdes i mituri

Sondazh

Poll