Aktualitet

Helmimi në Bulqizë/ Policia: 30 pacientë kanë marrë ndihmë mjekësore, vijojmë hetimet në bashkëpunim me AKU-në

Është ngritur grupi hetimor dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AKU-së, dhe nën drejtimin e Prokurorisë, policia po vijon intensivisht punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

3 Qershor 2023, 18:53 Nga DOSJA
Helmimi në Bulqizë/ Policia: 30 pacientë kanë marrë
foto ilustruese

BULQIZE- 30 persona kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, pasi shfaqën shenjat e para të helmimit në Gjoricë të Bulqizës. Lidhur me këtë rast, një reagim ka ardhur nga ana e uniformave blu, ku theksojnë se dje dhe sot janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore rreth 30 banorë të zonës, të cilët kanë shfaqur simptoma helmimi.

Pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, banorët janë larguar në banesat e tyre. Po kështu është ngritur grupi hetimor dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AKU-së, dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon intensivisht punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

“Sqarojmë se as gjatë ditës së djeshme dhe as ditën e sotme, në Komisariatin e Policisë Bulqizë nuk ka ardhur asnjë njoftim, nga banorët apo personeli i qendrës shëndetësore”, thuhet në deklaratën e policisë.

bulqize helmim policia

Sondazh

Poll