Bota

Ambasadori libanez në Paris vihet në hetim, dyshohet për përdhunim dhe dhunë ndaj ish-punonjseve

Gruaja e dytë, 28 vjeçe, kishte nisur nga ana e saj një lidhje me ambasadorin pak pasi u vendos si praktikante në 2018.

3 Qershor 2023, 11:14 Nga a.l
Ambasadori libanez në Paris vihet në hetim, dyshohet për
Foto ilustruese

FRANCË- Ambasadori libanez në Paris është vënë në hetim nga autoritetet franceze pasi dyshohet për dy vepra të rënda penale, përdhunim dhe dhunë. Denoncimi ka ardhur nga dy ish-punonjëse në ambasada. Njëra prej tyre, 31 vjeç ka ngritur padi në gusht 2022 për përdhunim. Ish-punonjësja pretendon se ngjarja ka ndodhur në maj të 2020 brenda banesës private të ambasadorit Rami Antoine, shkruajnë mediat e huaja. 

Gruaja e dytë, 28 vjeçe, kishte nisur nga ana e saj një lidhje me ambasadorin pak pasi u vendos si praktikante në 2018. Ajo bëri një ankesë shkurtin e kaluar pas një serie të dyshuar sulmesh fizike që ajo thotë se rezultuan pasi ajo refuzoi marrëdhëniet seksuale. Gruaja e dytë pretendon se Adwan u përpoq ta godiste me makinën e tij pas një debati në periferi të Forumit Botëror të Paqes në Normandi vitin e kaluar. 

france rami antoine

Sondazh

Poll