Bota

Zelenskyy nuk humb kohë: Jemi gati për të nisur kundërsulmin ndaj ushtrisë ruse

Presidenti ukrainas deklaroi se Ukraina është e gatshme të nisë kundërsulmin e saj të shumëpritur për të rimarrë zonat që ushtria ruse ka tashmë në kontrollin e saj. 

3 Qershor 2023, 11:01 Nga a.l
Zelenskyy nuk humb kohë: Jemi gati për të nisur kundërsulmin
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti Ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka shprehur gatishmërinë për të nisur kundërsulmin ndaj ushtrisë ruse. Në një intervistë për Wall Street Journal të botuar sot, presidenti ukrainas deklaroi se Ukraina është e gatshme të nisë kundërsulmin e saj të shumëpritur për të rimarrë zonat që ushtria ruse ka tashmë në kontrollin e saj. 

Lufta në Ukrainë arrin në ditën 464 ditë. Edhe pse më 17 maj, marrëveshja për eksportin e drithit nga Ukraina nëpërmjet Detit të Zi u zgjat për dy muaj, zbatimi i marrëveshjes u pezullua sërish, për të cilën Kievi akuzoi Moskën. 

volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll