Bota

Indonezia propozon një plan paqeje për luftën në Ukrainë

Prabowo Subianto u bëri thirrje zyrtarëve të mbrojtjes dhe ushtarakëve nga e gjithë bota të mbledhur në takimin e mbrojtjes së Dialogut Shangri-La në Singapor për të nxjerrë një deklaratë që bën thirrje për një ndërprerje të armiqësive.

3 Qershor 2023, 10:46 Nga a.l
Indonezia propozon një plan paqeje për luftën në
Prabowo Subianto

INDONEZI- Ministri i Mbrojtjes i Indonezisë ka propozuar një plan paqeje për luftën në Ukrainë, duke bërë thirrje për një zonë të çmilitarizuar dhe një referendum të Kombeve të Bashkuara në atë që ai e quajti territor i diskutueshëm. 

Prabowo Subianto u bëri thirrje zyrtarëve të mbrojtjes dhe ushtarakëve nga e gjithë bota të mbledhur në takimin e mbrojtjes së Dialogut Shangri-La në Singapor për të nxjerrë një deklaratë që bën thirrje për një ndërprerje të armiqësive.

Ai propozoi një plan me shumë pika që përfshin një armëpushim "në pozicionet aktuale të të dy palëve në konflikt" dhe krijimin e një zone të çmilitarizuar duke u tërhequr 15 kilometra nga pozicioni përpara i secilës palë, shkruajnë mediat e huaja. 

Ai tha se, zona e demilitarizuar duhet të vëzhgohet dhe monitorohet nga një forcë paqeruajtëse e vendosur nga Kombet e Bashkuara, duke shtuar se një referendum i OKB-së duhet të mbahet për të konstatuar objektivisht dëshirat e shumicës së banorëve të zonave të ndryshme të diskutueshme.

prabowo subianto

Sondazh

Poll