Bota

Vuçiç viziton serbin e plagosur nga protesta në veri, ndan PAMJE nga spitali: Po shërohet!

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka vizituar sot Dragisha Galjak, serb i plagosur nga protesta e së hënës në veri të Kosovës, pas përplasjes me policinë. 

3 Qershor 2023, 10:37 Nga a.l
Vuçiç viziton serbin e plagosur nga protesta në veri, ndan
Aleksandër Vuçiç

SERBI-  Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka vizituar sot Dragisha Galjak, serb i plagosur nga protesta e së hënës në veri të Kosovës, pas përplasjes me policinë. 

 “Dragiša Galjak, serb i plagosur rëndë nga policia e Kurtit, po shërohet me sukses. I urova shëndet dhe atë që Dragisha luftoi gjithë jetën, lirinë”, shkruan presidenti Vuçiç. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

Katër ditët e fundit protestat kanë qenë më të qeta dhe nuk është raportuar për incidente. Por më 26 dhe 29 Maj ndodhen akte dhune fillimisht ndaj policisë së Kosovës që ndihmoi kryetarët të hynin në komuna dhe pastaj ndaj forcave të KFOR-it. Ndërkombëtarët kanë kërkuar uljen e menjëhershme të tensioneve. 

aleksander vucic

Sondazh

Poll