Bota

Kremlini 'ndalon' përdorimin e Apple, Medvedev: Prodhuesit punojnë me shërbimet sekrete

Vetë kompania u përgjigj duke pretenduar se nuk po bashkëpunonte me inteligjencën amerikane.

2 Qershor 2023, 21:38 Nga I.A
Kremlini 'ndalon' përdorimin e Apple, Medvedev: Prodhuesit
Dmitry Medvedev

RUSI- Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, ka këshilluar poseduesit e celularëve inteligjentë që të tregojnë kujdes pasi, sipas tij, kompanitë prodhuese të tyre janë duke bashkëpunuar me shërbimet inteligjente të vendeve përkatëse. Të enjten, Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) tha se kishte zbuluar një operacion të inteligjencës amerikane që përdorte një program virusi në pajisjet “Apple”.

Vetë kompania u përgjigj duke pretenduar se nuk po bashkëpunonte me inteligjencën amerikane. Nga ana tjetër zëdhënësi i Presidentit rus, Dmitry Peskov, duke komentuar situatën për mediat, theksoi se të gjithë punonjësve të Shtabit Presidencial u ndalohet përdorimi i iPhone për qëllime zyrtare.

dmitry medvedev apple fsb dmitry peskov

Sondazh

Poll