Bota

Deklarata 'tronditëse' e Lukashenkos: I vetmi gabim që bëmë me Rusinë ishte që nuk i dhamë fund Ukrainës në 2014

2 Qershor 2023, 19:57 Nga f.i
Deklarata 'tronditëse' e Lukashenkos: I vetmi gabim që
Alexandër Lukashenko

RUSI- Udhëheqësi autoritar bjellorus, Alexandër Lukashenko ka bërë një koment 'shqetësues' në lidhje me luftën në Ukrainë, shkruajnë mediat e huaja.

“I vetmi gabim” që bënë Rusia dhe Bjellorusia ishte “që ne nuk e zgjidhëm këtë çështje në 2014-2015, kur Ukraina nuk kishte ushtri dhe nuk ishte e përgatitur”,- u shpreh Lukashenko.

Në vitin 2014, Rusia pushtoi ilegalisht Krimenë dhe e aneksoi atë nga Ukraina, ku po ashtu luftëtarët e mbështetur nga Kremlini kapën territorin në Ukrainën lindore. 

Komentet e Lukashenkos, të cilat sipas Minskut u dhanë të enjten gjatë një takimi me krerët e agjencive të sigurisë të Komonuelthit të Shteteve të Pavarura, të përbërë nga ish-vendet sovjetike, tregojnë se Lukashenko ka përqafuar plotësisht transformimin e tij në 'kukullën' e presidentit rus Vladimir Putin.

aleksandër lukashenko

Sondazh

Poll

Bota 2 Qershor 2023, 19:02 k.m.

Kyriakos Mitsotakis infektohet me COVID-19

Kyriakos Mitsotakis GREQI- Kyriakos Mitsotakis, i cili anuloi udhëtimin e tij në Malin Athos dhe Halkidiki, u diagnostikua me koronavirus. N&eu...