Bota

E PAZAKONTË/ Revista britanike 'Glamour' hap diskutime: Në kopertinë shfaqet 27-vjeçari shtatzënë

Intervista, dhe veçanërisht imazhet shoqëruese, shkaktuan një reagim të ashpër në internet, me disa që bënin thirrje për bojkot dhe të tjerë që shpërthyen kundra homoseksualëve.

2 Qershor 2023, 21:07 Nga f.i
E PAZAKONTË/ Revista britanike 'Glamour' hap diskutime: Në
Logan Brown

BRITANI E MADHE- Logan Brown, 27-vjeçari trans nga Britania është bërë imazhi i kopertinës së revistës britanike 'Glamour'. Mediat e huaja raportojnë se në imazhe Brown shfaqet me barkun e rrumbullakosur dhe krahas tij jepet rrëfimi: Një mëngjes pata një ndjenjë shumë të çuditshme. Bëra një test shtatzënie dhe doli pozitiv. 

27-vjeçari trans, i cili kishte njoftuar shtatzëninë e tij nëntorin e kaluar, ka hapur përsëri shumë reagime në rrjet. Brown më 17 maj solli në jetë me prerje cezariane një vajzë, Nova.

Mësohet se kjo ishte zgjedhja e revistës për të festuar në këtë mënyrë muajin e homoseksualëve në qershor. Intervista, dhe veçanërisht imazhet shoqëruese, shkaktuan një reagim të ashpër në internet, me disa që bënin thirrje për bojkot dhe të tjerë që shpërthyen kundra homoseksualëve.

 logan brown

Sondazh

Poll