Bota

Pallati në Romë përfshihet nga flakët, një i vdekur dhe 17 të plagosur

Autoritetet raportojnë se 40 vjeçari u gjet i pajetë në shkallët e pallatit, ai dyshohet se ka tentuar të zbriste nga katet e sipërme drejt sigurisë por është pushtuar nga tymi.

2 Qershor 2023, 20:28 Nga f.i
Pallati në Romë përfshihet nga flakët, një i vdekur dhe
pamje nga zjarri

ITALI- Një pallat në rikonstruksion është përfshirë nga flakët në Romë dhe për pasojë një person ka humbur jetën dhe 17 të tjerë janë të plagosur. Mediat e huaja raportojnë se tre prej të plagosurëve janë në gjendje të rëndë, raportojnë media e huaja.

Autoritetet raportojnë se 40 vjeçari u gjet i pajetë në shkallët e pallatit, ai dyshohet se ka tentuar të zbriste nga katet e sipërme drejt sigurisë por është pushtuar nga tymi.

Pas shuarjes së flakëve, zjarrfikësit kanë kontrolluar banesat për të ndihmuar banorët e tjerë qëmund të ndodheshin në banesë. Pjesa më e dëmtuar nga jashtë është ajo e katit të parë të pallatit, e cila dyshohet se flakët mund të kenë nisur që andej por shkaqet e sakta të zjarrit janë ende nën hetim.

zjarr ne itali vdesin 2 persona

Sondazh

Poll