Bota

Auditori gjen shkelje në prokurim dhe pagesa në Ministri të Shëndetësisë së Kosovës

Po ashtu kjo ministri kishte paguar një specializante tre muaj më shumë me 70% të pagës bazë, duke mos i aplikuar ndalesën e pushimit të lehonisë

2 Qershor 2023, 21:31 Nga f.i
Auditori gjen shkelje në prokurim dhe pagesa në Ministri të
foto ilustruese

KOSOVË- Zyra Kombëtare e Auditimit ka evidentuar disa parregullsi në Ministrinë e Shëndetësisë, në veçanti për menaxhimin e specializantëve, për proceset e prokurimit dhe për procedimin e pagesave. Në raportin e auditimit për vitin 2022, bëhet e ditur se në Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës janë evidentuar tre raste të specializanteve të rregullta që kishin shkuar në pushim pas shtatzënisë pa vendim nga MSH-ja, shkruanë mediat vendase.

“Tre raste të specializanteve të rregullta kishin shkuar në pushim të lehonisë pa vendim nga MSH-ja. Në mungesë të vendimit të pushimit të lehonisë, specializantet nuk kanë mundur t’i dorëzojnë dokumentet për të përfituar të drejtën e pushimit me pagesë edhe për tre (3) muajt tjerë nga Qeveria”, thuhet në raport.

Po ashtu kjo ministri kishte paguar një specializante tre muaj më shumë me 70% të pagës bazë, duke mos i aplikuar ndalesën e pushimit të lehonisë.  Gjetje të tjera në raport janë evidentuar edhe në proceset e prokurimit, ku në aktivitetin e ri-tenderimit “Furnizim me dokumente shëndetësore–receta për institucionet shëndetësore” anëtar i komisionit për vlerësimin e tenderit ishte caktuar zyrtari i cili kishte përgatitur specifikat. Kjo është në kundërshtim me nenin 62 të Rregullave dhe Udhëzuesit Operativ të Prokurimit (RrUOP) te ndarja e detyrave pika 62.3, paragrafi 4. Ky aktivitet kishte filluar me 08.03.2021 dhe kishte rezultuar me kontratë me 30.09.2022.

Po ashtu, në të njëjtin aktivitet të prokurimit ishte krijuar konfuzion te Operatorët Ekonomik (OE) në lidhje me çmimin që duhet ofertuar pas pikës dhjetore. Ky raport i Zyrës Kombëtare të Auditimit ka rezultuar me shtatë rekomandime, prej tyre katër janë rekomandime të reja, dy të përsëritura dhe një pjesërisht i përsëritur.

ministria e shëndetësisë e kosovës

Sondazh

Poll