Bota

MPB publikon bilancin e protestave në veri: 6 sulme ndaj zyrtarëve të policisë, 30 ndaj ushtarëve të KFOR

Sipas MBB-së që nga java e kaluar në veri janë regjistruar 21 sulme ndaj gazetarëve, 6 zyrtarë policorë dhe 30 ushtarë të KFOR-it kanë mbetur të lënduar, tre me armë zjarri, dy qytetarë janë rrahur ndërsa që janë dëmtuar 7 vetura të policisë, dy prej të cilave janë djegur tërësisht.

2 Qershor 2023, 19:36 Nga f.i
MPB publikon bilancin e protestave në veri: 6 sulme ndaj zyrtarëve
veriu i Kosovës

KOSOVË- Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka publikuar të dhëna që lidhën me numrin e të lënduarave si dhe veturat e dëmtuara gjatë protestave të dhunshme në pjesën veriore të Kosovës.

Sipas MBB-së që nga java e kaluar në veri janë regjistruar 21 sulme ndaj gazetarëve, 6 zyrtarë policorë dhe 30 ushtarë të KFOR-it kanë mbetur të lënduar, tre me armë zjarri, dy qytetarë janë rrahur ndërsa që janë dëmtuar 7 vetura të policisë, dy prej të cilave janë djegur tërësisht.

Në komunikatën për media të dërguar nga MPB thuhet se dhuna është shkaktuar nga siç thuhet “bandat kriminale të dirigjuara dhe orkestruara nga Beogradi”, të cilat mes tjerash thuhet se kanë pasur qëllim “shkaktimin e dëmeve materiale dhe tentim ndalimin e shprehjes së lirë dhe raportimit”.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Bota 2 Qershor 2023, 19:02 k.m.

Kyriakos Mitsotakis infektohet me COVID-19

Kyriakos Mitsotakis GREQI- Kyriakos Mitsotakis, i cili anuloi udhëtimin e tij në Malin Athos dhe Halkidiki, u diagnostikua me koronavirus. N&eu...