Bota

Protestat në veri/ PE kërkon hetim dhe ndjekje penale për ata që sulmuan trupat e KFOR

Viola von Cramon ka kërkuar hetim dhe ndjekje penale të autorëve të sulmeve kundër ushtarëve të KFOR-it në veri.

2 Qershor 2023, 19:09 Nga f.i
Protestat në veri/ PE kërkon hetim dhe ndjekje penale për ata
protesta në veri

KOSOVË- Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka kërkuar hetim dhe ndjekje penale të autorëve të sulmeve kundër ushtarëve të KFOR-it në veri. Ajo është shprehur mirënjohëse ndaj trupave të KFOR-it dhe të lënduarve u ka uruar shërim.

'Një kërksë shtesë dhe thelbësore: Hetim të plotë dhe ndjekje penale atyre që sulmuan ushtarët e KFOR. Ne i jemi jashtëzakonisht mirënjohës ushtarëve të KFOR dhe i urojmë shërim të shpejtë”- shkruan raportuesja për Kosovën në një postim në Twitter.

Kujtojmë se Shefi për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka renditur dje tri kërkesa të qarta për zgjidhjen e situatës në veri të Mitrovicës.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Bota 2 Qershor 2023, 19:02 k.m.

Kyriakos Mitsotakis infektohet me COVID-19

Kyriakos Mitsotakis GREQI- Kyriakos Mitsotakis, i cili anuloi udhëtimin e tij në Malin Athos dhe Halkidiki, u diagnostikua me koronavirus. N&eu...