Art&Argëtim

Forbes: Rihanna, Taylor Swift dhe Beyonce pjesë e listës së 100 grave më të pasura në SHBA

Me një rezultat 10, Rihanna kryeson listën e grave në argëtim dhe renditet e 20-ta në listën e 100 grave më të pasura në SHBA, ku përfshihen CEO dhe sipërmarrëse.

2 Qershor 2023, 20:56 Nga f.i
Forbes: Rihanna, Taylor Swift dhe Beyonce pjesë e listës së 100
Rihanna , Taylor Swift dhe Beyonce

SHBA- Këngëtarët Rihanna, Taylor Swift dhe Beyonce dhe anëtarët e familjes Kardashian-Jenner, Kylie Jenner dhe Kim Kardashian janë pjesë e listës së 100 grave më të pasuar të Amerikës. Revisat "Forbes" renditi gratë e famshme me një vlerësim të vetvetes, duke gjykuar se në çfarë mase ato kanë aritur suksese nga arritjet e tyre, shkruan Protothema.

Me një rezultat 10, Rihanna kryeson listën e grave në argëtim dhe renditet e 20-ta në listën e 100 grave më të pasura në SHBA, ku përfshihen CEO dhe sipërmarrëse. Këngëtarja verësohet të ketë një vlerë neto prej 1.4 miliardë dollarësh, të cilën Forbes ia atribuon suksesit të saj si në muzikë ashtu edhe në shitjet e kozmetikës.

Me 8 pikë, Taylor Swift renditet e 34-ta. Vlera e këngëtares amerikane vlerësohet të jetë 740 milionë dollarë, pjesa më e madhe e të cilave, sipas 'Forbe's, vjen nga albumet e saj rekord dhe të ardhurat nga biletat e turneut. Beyonce, e cila aktualisht po performon në Europë si pjesë e turneut të saj botëror, renditet e 48-ta me rezultatin 8. Sipas Forbes, pasuria neto e 'Queen Bey' është 540 milionë dollarë, nga karriera e saj tre dekadash në muzikë.

Pas tyre vjen Oprah Winfrey, e cila renditet në vendin e 13-të e ndjekur nga ylli dhe sipërmarrësja e realitetit televiziv "Keeping Up with the Kardashians" dhe sipërmarrësja Kim Kardashian në moshën 21-vjeçare dhe gjysmë motra e saj, modelja dhe biznesmenja, Kylie Jenner, në vendin e 38.

rihanna taylor swift beyonce

Sondazh

Poll