Art&Argëtim

Al Bano tregon incidentin në avion: Më penguan të shkoja në tualet

Këngëtari ka dashur të tregojë se çfarë i ka ndodhur në një fluturim për në Zagreb.

1 Qershor 2023, 19:40 Nga I.A
Al Bano tregon incidentin në avion: Më penguan të shkoja në
Al Bano

KROACI- Një fatkeqësi e keqe për Al Bano gjatë fluturimit që po e çonte në Zagreb në festën e diplomimit të vajzës së tij Cristel, e cila jetonte prej vitesh në Kroaci. Këngëtari, i cili sapo ka mbushur 80 vjeç, ka folur për shqetësimin që ka pësuar gjatë uljes, kur stjuardesa e pengoi të shkonte në tualet.

“Kur zbrita, kërkova të shkoja në banjë, por më penguan ta bëja, gjë që ishte e papranueshme”, tha Al Bano.

“Isha ulur në sediljen 1A, bëra një operacion në prostatë dhe sapo zbrita, më duhej tualeti dhe kërkova ta përdorja. Ndërkohë shkalla që kishin vendosur në derën e brendshme për të na zbritur e kishte bllokuar dhe korridori ishte plot me njerëz. Stiuardesa u përgjigj se nuk ishte e mundur dhe më urdhëroi të ulem. Ngrita zërin, se ishte absurde. Kërkova të flisja me komandantin, por asgjë” – vazhdoi këngëtari.

Jo vetëm që Al Bano u pengua të shkonte në tualet, por sapo zbriti nga avioni u prit nga policia që i kërkoi të kontrollonte pasaportën.

al bano

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 31 Maj 2023, 14:58 f.i

Sia zbulon se ka autizëm

Sia SHBA- Dy vjet pasi kërkoi falje për paraqitjen e saj të autizmit në filmin 'Music', Sia ka zbuluar se ajo është dia...