Art&Argëtim

Ben Blushi shpallet fituesi i çmimit "Lumo Skëndo" me “41 Sekrete”

Juria e përbërë nga Belina Budini, Uran Butka, Teuta Toska, Ardit Bido dhe Monika Stafa kanë vlerësuar veprën e tij.

1 Qershor 2023, 20:36 Nga k.m.
Ben Blushi shpallet fituesi i çmimit "Lumo Skëndo" me
Ben Blushi

TIRANË- Ben Blushi është shpallur fituesi i çmimit “Lumo Skëndo”. Libri i tij i ri “41 sekrete” është vlerësuar si vepra më e mirë në lëmin e publicistikës dhe eseistikës për vitin 2022. Në finale kanë shkuar dhe autorët e tjerë Aleksandër Çipa, Eleni Laperi, Evarist Beqiri e Mero Baze, por duket se ishte libri i Ben Blushit ai që ka "rrëmbyer" vëmendjen dhe zemrat e lexuesit.

Juria e përbërë nga Belina Budini, Uran Butka, Teuta Toska, Ardit Bido dhe Monika Stafa kanë vlerësuar veprën e tij. Siç edhe duket nga pamjet, e pranishme në aktivitetin e zhvilluar në Tiranë ka qenë dhe autorja e librit tashmë me famë ndërkombëtare “Të Lirë”, autorja shqiptare Lea Ypi, e cila e fitoi çmimin vitin e shkuar, ndërsa e pranishme në këtë aktivitet ka qenë dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

POSTIMI I PLOTË:

ben blushi 41 sekrete

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 31 Maj 2023, 14:58 f.i

Sia zbulon se ka autizëm

Sia SHBA- Dy vjet pasi kërkoi falje për paraqitjen e saj të autizmit në filmin 'Music', Sia ka zbuluar se ajo është dia...