Art&Argëtim

DRAMA- Brad Pitt mëson se Angelina Jolie i ka shitur 'fshehurazi' pjesën e saj të vreshtit të dashurit francez

Ish-çifti kishte një 'angazhim të ndërsjellë dhe të detyrueshëm' ndaj biznesit prej 160 milionë dollarësh Chateau Miraval dhe të dy ranë dakord të mos e shisnin kurrë pjesën e tyre pa lejen e tjetrit. 

2 Qershor 2023, 14:15 Nga A.B
DRAMA- Brad Pitt mëson se Angelina Jolie i ka shitur 'fshehurazi'
Angelina dhe Brad

BRITANI E MADHE- Brad Pitt ka mësuar se ish-bashkëshortja Angelina Jolie i kishte shitur gjysmën e vreshtit të tyre të famshëm francez një 'oligarku rus' nga një deklaratë për shtyp.

Ish-çifti kishte një 'angazhim të ndërsjellë dhe të detyrueshëm' ndaj biznesit prej 160 milionë dollarësh Chateau Miraval dhe të dy ranë dakord të mos e shisnin kurrë pjesën e tyre pa lejen e tjetrit. 

Por Pitt i habitur, zbuloi se ish-gruaja e tij kishte shitur 'fshehurazi' 50 për qind të aksioneve të saj kur një deklaratë për shtyp e vitit 2021 njoftoi se ai kishte partnerë të rinj biznesi.

'DailyMail' raporton se blerësi ishte pjesë e një konglomerati vodkash 'të lidhur me Rusinë', i kryesuar nga një oligark miliarder, i cili do të përdorte lidhjen e Hollivudit për të pastruar reputacionin e tij.

"Siç do të tregohet në gjyq, veprimet e Jolie ishin të paligjshme, duke dëmtuar rëndë dhe qëllimisht Pitt dhe duke e pasuruar padrejtësisht veten", thuhet në dokumentin, i depozituar në Gjykatën e Lartë të LA dhe i marrë ekskluzivisht nga DailyMail.com.

Pitt dhe aktivistja e OKB-së për të drejtat e njeriut, Jolie, u ndanë në vitin 2016, por ende janë duke zgjidhur çështjet e tyre financiare dhe marrëveshjet e kujdestarisë./Dosja.al

brad pitt angelina jolie

Sondazh

Poll