Art&Argëtim

Akuzohet për përdhunim! Aktori amerikan shpallet fajtor, nxirret nga gjykata me pranga, rrezikon 30 vite burg

Tre gra, të gjitha ish-anëtare të Kishës së Scientologjisë, e akuzuan aktorin për sulm seksual në shtëpinë e tij në Hollywood nga viti 2001 deri në 2003. Prokurorët argumentuan se Masterson ishte mbështetur në statusin e tij si një Scientologist i shquar për të shmangur përgjegjësinë.

1 Qershor 2023, 08:10 Nga A.B
Akuzohet për përdhunim! Aktori amerikan shpallet fajtor, nxirret nga
Danny Masterson

SHBA- Aktori amerikan Danny Masterson është shpallur fajtor për dy nga tre akuzat e përdhunimit. Ylli i serialit "That '70 Show", rrezikon deri në 30 vjet burg. Ai u nxor nga gjykata në pranga.

Tre gra, të gjitha ish-anëtare të Kishës së Scientologjisë, e akuzuan aktorin për sulm seksual në shtëpinë e tij në Hollywood nga viti 2001 deri në 2003. Prokurorët argumentuan se Masterson ishte mbështetur në statusin e tij si një Scientologist i shquar për të shmangur përgjegjësinë.

Juria e përbërë nga shtatë gra dhe pesë burra nuk ishte në gjendje të merrte një vendim për një akuzë të tretë pas një jave diskutimesh, duke përfunduar në bllokim në 8-4.

Një nga viktimat e tij, e cila u përdhunua në vitin 2003, tha në një deklaratë të cituar nga Associated Press :

"Unë po përjetoj një sërë emocionesh komplekse - lehtësim, rraskapitje, forcë, trishtim - duke e ditur se dhunuesi im, Danny Masterson, do të përballet me përgjegjësi për sjelljen e tij kriminale”.

Gruaja e Masterson-it, aktorja dhe modelja Bijou Phillips, qau ndërsa ai po largohej.

Masterson u akuzua për herë të parë për përdhunim në vitin 2017 gjatë kulmit të lëvizjes #MeToo. Ai u përgjigj duke thënë se nuk ishte akuzuar apo dënuar për një krim dhe se në klimën e asaj kohe “duket sikur prezumohesh fajtor në momentin që akuzohesh”.

Akuzat erdhën pas një hetimi tre-vjeçar nga Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit. Prokurorët nuk ngritën akuza në dy raste të tjera për shkak të provave të pamjaftueshme dhe skadimit të parashkrimit./Dosja.al

danny masterson

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 31 Maj 2023, 14:58 f.i

Sia zbulon se ka autizëm

Sia SHBA- Dy vjet pasi kërkoi falje për paraqitjen e saj të autizmit në filmin 'Music', Sia ka zbuluar se ajo është dia...