Politike

Ulsi Manja bën bilancin: 167 procedime ndaj krimit të organizuar gjatë 2022-it, është rritur dhe numri i hetimeve

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, Manja ka gjithashtu një rritje e hetimit të çështjeve për sa i përket krimit të organizuar.

2 Qershor 2023, 19:31 Nga I.A
Ulsi Manja bën bilancin: 167 procedime ndaj krimit të organizuar
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka theksuar se gjatë viti që lamë pas është rritur numri i procedimeve penale ndaj krimit të organizuar. Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, Manja ka gjithashtu një rritje e hetimit të çështjeve për sa i përket krimit të organizuar.

“Ne inkurajojmë Prokurorinë e Posaçme që fokusi i saj të orientohet edhe në drejtim të luftës kundër krimit të organizuar edhe aseteve të tij, edhe pse ka përparim të dukshëm të sekuestrimit të aseteve nga krimi. Janë 167 procedime të regjistruara në fushën e krimit të organizuar. Nuk ka rritje në krahasim me vitin 2021, janë vetëm 3 procedime më shumë”, tha ai.

ulsi manja

Sondazh

Poll