Politike

'Një nga vendet më të bukura'/ Turi i largimit, Yuri Kim në Gjirokastër: Dua që gjithë bota ta njohë

Gjatë fjalës së saj, ajo tregoi se sipas saj qyteti i Gjirokastrës është një nga më të bukurit në Shqipëri, si dhe shton se do donte që të njihet në të gjithë botën. 

2 Qershor 2023, 13:17 Nga A.B
'Një nga vendet më të bukura'/ Turi i largimit, Yuri
Yuri Kim

GJIROKASTËR- Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim, e cila është drejt largimit, ka kryer një vizitë në Gjirokastër. Në vizitën e saj zyrtare Kim, zhvilloi një takim edhe me Kryetarin e Bashkisë Flamur Golemi i cili i dorëzoi “Çelësin e qytetit”.

Gjatë fjalës së saj, ajo tregoi se sipas saj qyteti i Gjirokastrës është një nga më të bukurit në Shqipëri, si dhe shton se do donte që të njihet në të gjithë botën. 

“Gjirokastra është një nga vendet më të bukura në Shqipëri. E vërteta është në fakt që bota po mëson për Gjirokastrën dhe një pjesë e imja do donte që e gjithë bota ta dinte dhe njohë, por një pjesë tjetër do donte që ta ruante të fshehtë sepse është e bukur. Shpresoj që sa më shumë njerëz të vijnë në Shqipëri dhe në Gjirokastër do ta çmojnë këtë vend si thesar të çmuar, të vijnë të vizitojnë këtë qytet të gurtë me ato çati të vendosura mbi njëra-tjetrën, por mbi të gjitha për zemrën e artë që kanë qytetarët.”

yuri kim

Sondazh

Poll