Politike

Mandati i Xhaçkës/ Bardhi: Po talleni me vendimet e Gjykatës dhe reformën në drejtësi

Bardhi tha se kjo është një tallje që po i bëhet Kushtetutës dhe ligjeve të Kuvendit.

2 Qershor 2023, 18:44 Nga I.A
Mandati i Xhaçkës/ Bardhi: Po talleni me vendimet e Gjykatës
Gazment Bardhi

TIRANË- Mandati i Olta Xhaçkës ka krijuar debate në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit. Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka deklaruar se mazhoranca po kërkon që të zvarris zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetutës. Bardhi tha se kjo është një tallje që po i bëhet Kushtetutës dhe ligjeve të Kuvendit.

“Siç e kemi paralajmëruar është thjesht strategji për të zvarritur zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, strategji për të marrë në mbrojtje ministren Olta Xhaçkën. Thatë se do e zgjidhnit vetë ekspertin, duhet të bëni publik emrin e tij. Na japin leksione për reformën në drejtësi dhe në një sprovë për të zbatuar vendimin e gjykatës, ju po e zvarrisni. Kanë marrë dhe dy muaj kohë pushim, sot kanë ndryshuar atë çfarë kanë thënë herën e kaluar. Do marrin  dhe 3 muaj kohë se do thonë eksperti ka shumë punë. Tallje e marre me gjykatën dhe kushtetutën, zvarritje e procesit. Nëse keni vendosur ta sfidoni gjykatën duhet ta bëni vetëm. Nuk ka çfarë të përmirësojë kuvendi në ligjet e reformës në drejtësi kur ju talleni me vendimin e gjykatës kushtetuese. Nuk jemi ne që vendosim nëse Xhaçka ka shkelur kushtetutën, por Gjykata kushtetuese. Keni një vit që po e zvarritni çështjen. Është absurd kjo që po bëni, zbatoni vendimin e gjykatës kushtetuese. Nëse doni të bëni tallje, profesionisti që merr detyrën për të dhënë opinion është të bëhesh pjesë e talljes. Ju vazhdoni talluni me reformën në drejtësi, liruat Tahirin dhe po mbroni Xhaçkën. Po merrni në mbrojtje ministren që ka marrë statusin e investitorit strategjik, çojeni në gjykatë dhe të vendosë gjykata. Qytetarët nuk kanë bukë të hanë. ministrja ka 5 mln euro për të bërë hotel në bregdet. Zonja ministre ka vendosur të shkelë ligjin dhe do të duhet të shkojë dhe të përballet në Gjykatë Kushtetuese. Çojeni të GJK dhe të vendosë Gjykata Kushtuese. Vendimi i gjykatës Kushtetuese na ka dhënë të drejtë ne, ju shkelët Kushtetutën, tani duhet të zbatoni vendimin e gjykatës kushtetuese dhe t’ia kaloni çështjen asaj gjykate për shqyrtim”, tha Bardhi. 

gazment bardhi

Sondazh

Poll