Politike

Saimir Tahiri u lirua, reagon ASHPËR ambasadorja amerikane Yuri Kim: Zhgënjyese, veprimet do kenë pasoja

Duket se Yuri Kim do largohet me shije të hidhur nga Shqipëria.

2 Qershor 2023, 18:43 Nga k.m.
Saimir Tahiri u lirua, reagon ASHPËR ambasadorja amerikane Yuri Kim:
Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja amerikane Yuri Kim duket se do të largohet me një shije të hidhur nga Shqipëri, tani që i kanë mbetur edhe disa javë në detyrë. Largimin ia ka "prishur" lirimi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri nga burgu. Ndaj edhe përmes një postimi në rrjetet sociale, diplomatja amerikane kërcënoi se ata që ndihmojnë miqtë për të shmangur drejtësinë do të kenë pasoja.

"Shumë zhgënjyese të shohësh se mënyrat e vjetra të mosndëshkimit dhe privilegjimit për disa vazhdojnë në sistemin e drejtësisë. Këto mënyra të vjetra nuk janë të përshtatshme për një aleat të NATO-s dhe aspirantëve të BE-së dhe ato duhet të refuzohen me vendosmëri. e konsideron korrupsionin si një kërcënim thelbësor të sigurisë kombëtare. Ata që merren me dhënien ose pranimin e kërcënimeve dhe nxitjeve - për shembull, për të ndihmuar miqtë e fuqishëm - duhet të kuptojnë se veprimet e tyre do të kenë pasoja,"-shkruan Yuri Kim.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do ta kalojë kohën e mbetur të dënimit në shtëpi, dhe jo më në burg. Vendimi u mor sot nga Gjykata e Elbasanit. Ish ministri është dënuar me 3 vjet 4 muaj burgim, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, por 20 muajt e mbetur do i "vuajë" në banesën e tij, nga e cila lejohet të dalë vetëm për raste emergjente. Sipas Gjykatës, vendimi për vuajtjen e dënimit në banesë, u mor pasi atij i kanë mbetur më pak se dy vite burgim, ndërsa bashkëshortja e tij ka problem shëndetësore, të cilat nuk i mundësojnë kujdesin e plotë ndaj fëmijeve të mitur./Dosja.al

yuri kim lirohet saimir tahiri

Sondazh

Poll