Politike

Mandati i Xhaçkës, Korreshi: Jemi apo bëjmë si budallenj, 10 juristë nuk dinë të lexojnë një vendim gjykate

Duke folur në mbedhjen e Këshillit, Korreshi ka theksuar se sipas mazhorancës duhen 10 juristë për të lexuar një vendim gjykate. 

2 Qershor 2023, 19:02 Nga I.A
Mandati i Xhaçkës, Korreshi: Jemi apo bëjmë si budallenj,
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka ironizuar në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit, ku është diskutuar mandati i Olta Xhaçës. Duke folur në mbedhjen e Këshillit, Korreshi ka theksuar se sipas mazhorancës duhen 10 juristë për të lexuar një vendim gjykate.     

“Ne propozojmë, miratojmë ligje për 3 mln e kusur shqiptar dhe çuditërisht del e nevojshme për profesionist për të lexuar një vendim gjykatë. Pjesa më e madhe avokatë të mirë. Kam një kërkesë, propozoj një ekspert tjetër, neuro-psikiatër. Ore ne jemi apo bëjmë si budallenj? Nëse jemi për budallenj të ndryshojmë. 10 juristë të mos dinë të lexojnë një vendim gjykatë. Me duket e çuditshme, ore të ndryshojmë profesionin. Të na japë një raport mjeko ligjor që jemi të aftë për të ushtruar profesionin”, tha Korreshi.

olta xhaçka saimir korreshi

Sondazh

Poll