Politike

Procesi zgjedhor në Kamëz, Berisha: Vetëm në 6 qendra janë gjetur 240 ndërhyrje manipulative

Berisha u shpreh se në 6 qendra votimi në Kamëz janë gjetur 240 ndërhyrje manipulative. 

2 Qershor 2023, 12:22 Nga A.B
Procesi zgjedhor në Kamëz, Berisha: Vetëm në 6 qendra
Sali Berisha

TIRANË- Në konferencën e përjavshme me gazetarët, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se në 6 qendra votimi në Kamëz janë gjetur 240 ndërhyrje manipulative. 

PJESË NGA DEKLARATA: 

Por sot në këtë konferencë, do paraqesim rezultatet e para të shqyrtimit të veprimtarisë elektorale në 6 qendra votimi në Kamëz kundrejt 133 qendrave që ka kjo bashki. Kandidati ynë ka aplikuar dhe kërkon të marrë të gjitha videot e qendrave të votimit për të vërtetuar fenomenet antikushtetuese të votimit në Bashkinë e Kamzës.
Në këto gjashtë qendra, janë gjetur 240 ndërhyrje manipulative në të cilat rasti i operatorit Haxhi Gusja, voton vetë me disa karta identiteti në qendrën e votimit 1577/1 në Valias. Rasti i komisioneres së PS, Ilva Marku, e cila ngrihet dhe voton për votuesit. Kjo është një militante e thekur, një kriminele elektorale në qendrën e votimit. Raste të tjera ku voton një person për 3 votues. Pra, kemi një seri videosh që do ua demonstrojmë, por ndërkohë edhe do ua nisim në emailet tuaja.

Ne po bëjmë çdo gjë për t’u paraqitur shqiptarëve kriminalizimin e plotë të farsës elektorale 2023. Të dhënat tona të tjera flasin se në Elbasan është përdorur gjerësisht kjo praktikë kriminale dhe asgjë nuk qëndron në rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Por ne vazhdojmë shqyrtimin e të gjitha materialeve. Këto donim të paraqisnim sot në hyrje të bisedës sonë.

sali berisha

Sondazh

Poll