Politike

"Tallje e drejtësisë me drejtësinë"/ Lirimi i Tahirit nga qelia, Bardhi: Nxitje për thellimin e korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin

Bardhi thekson se vendimi i sotëm politik të Gjykatës së Elbasanit është një nxitje për thellimin e korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin.

2 Qershor 2023, 12:14 Nga A.B
"Tallje e drejtësisë me drejtësinë"/ Lirimi i
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas lirimit nga qelia të ish-ministit të brendshëm Saimir Tahiri. Në një reagim zyrtar, Bardhi shprehet se ky vendim ishte tejet qesharak e se madje është një turp për drejtësinë e vendit. 

Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Bardhi thekson se vendimi i sotëm politik të Gjykatës së Elbasanit është një nxitje për thellimin e korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin.

REAGIM I BARDHIT:

Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të mbahet mend si ministri kampion i Edi Ramës që garantojë paprekshmërinë e grupeve kriminale, thellojë bashkëpunimin e shtetit me to dhe si kurrë më parë me leje shtetërore mbushi vendin me kanabis, duke favorizuar fuqizimin e krimit të organizuar.

Lirimi para kohe me kusht i tij është një tallje e drejtësisë me drejtësinë. Ndërsa qytetarët shqiptarë presin nga drejtësia e re ti jepet fund pandëshkueshmërisë, zyrtarët e lartë të korruptuar përfitojnë nga vendime gjyqësore thellësisht politike, që i shndërrojnë dënimet e tyre në qesharake.

Abuzuesit e pushtetit duhet të vujanë të plotë dënimin e tyre, pa asnjë favorizim politik dhe duke u trajtuar të barabratë me cdo qytetar tjetër. Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike e konsideroj vendimin e sotëm politik të Gjykatës së Elbasanit një turp të drejtësisë dhe si një nxitje për thellimin e korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin.

Ditën e sotme u mor vendimi që ish- ministri i Brendshëm Saimir Tahiri të lirohet nga qelia e të kryejë pjesën tjetër të dënimit në banesë. Tahirit i takon të kryejë 1 vit 7 muaj e 11 ditë në shtëpi si pjesë të mbetur të dënimit. Sipas avokatit të tij, Tahiri plotësonte kushte të dënimit alternativ. Ka qenë një ekspertizë mjekësore e paraqitur nga avokatët mbrojtës të cilët kanë favorizuar Saimir Tahirin në vendimin që dënimin e mbetur të mos e vuajë më në qeli. Pjesën e mbetur të dënimit, prej gati 1 vit burg, Saimir Tahniri do ta kryejë në shtëpi./Dosja.al

saimit tahiri gazment bardhi

Sondazh

Poll