Politike

Krasniqi nuk ngrihet te foltorja! Kryetari i PDK-së: Dua të shoh Kurtin në sy, s'më besohet çfarë thotë, sillet si gazetar mediokër

Krasniqi e krahasoi Kurtin me një gazetar, duke shtuar se ai lexoi vetëm raportimet e jo atë se çfarë po ndodh me të vërtetë. 

2 Qershor 2023, 11:28 Nga A.B
Krasniqi nuk ngrihet te foltorja! Kryetari i PDK-së: Dua të shoh
Memli Krasniqi

KOSOVË- Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi hezitoi që të fliste në foltoren e Kuvendit, duke u shprehur se do ta shikojë Albin Kurtin në sy, pasi nuk i beson se çfarë tha. Më tej, Krasniqi e krahasoi Kurtin me një gazetar, duke shtuar se ai lexoi vetëm raportimet e jo atë se çfarë po ndodh me të vërtetë. 

'Nuk më besohet se cfarë po thotë, në kohën kur Kosova është në situatën më të keqe, në vend që të sillesh si kryeministër po sillesh si gazetar mediokër, nuk tregove se cfarë po thua, i ke bërë të gjitha në kundërshtim me atë që të thuhet. Ty ndoshta të duket mirë të dalësh e të thuash mos i besoni mediave, tani lexove deklaratat e Zveclës'- tha Krasniqi. 

Tre ditët e fundit protestat kanë qenë më të qeta dhe nuk është raportuar për incidente. Por më 26 dhe 29 Maj ndodhen akte dhune fillimisht ndaj policisë së Kosovës që ndihmoi kryetarët të hynin në komuna dhe pastaj ndaj forcave të KFOR-it. Ndërkombëtarët kanë kërkuar uljen e menjëhershme të tensioneve./Dosja.al

memli krasniqi mblidhet kuvendi i kosoves 2 qershor 202

Sondazh

Poll