Bota

Përmbytje masive në Japoni/ Stuhia 'Mawar' afrohet drejt disa qyteteve, nis evakuuimi i banorëve

Mediat e huaja raportojnë se stuhia tropikale Mawar po afrohet, ndërsa autoritetet që këshilluan më shumë se një milion persona të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre. 

2 Qershor 2023, 15:15 Nga a.l
Përmbytje masive në Japoni/ Stuhia 'Mawar' afrohet drejt
Moti i keq në Japoni

JAPONI- Disa zona në Japoni janë prekur nga moti i keq ku shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje masive. Mediat e huaja raportojnë se stuhia tropikale Mawar po afrohet, ndërsa autoritetet që këshilluan më shumë se një milion persona të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre. 

Paraprakisht mësohet se nuk ka të plagosur. Mawar, i cili shkaktoi dëme të mëdha në Guam në fillim të kësaj jave, është shndërruar tashmë në një stuhi tropikale. Më shumë se 300 fluturime janë anuluar deri në mesditë si dhe 52 linja tragetesh, sipas ministrisë së transportit. 

moti i keq ne japoni

Sondazh

Poll