Politike

Tensionet në Kosovë/ Berisha: Një nga nxitësit ka qenë Tirana zyrtare dhe direkt Edi Rama

Berisha tha se tensionet në veriun e Kosovës janë zhvillimet më dramatike në 2 dekadat e fundit.

2 Qershor 2023, 08:05 Nga A.B
Tensionet në Kosovë/ Berisha: Një nga nxitësit ka qenë
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se një nga nxitësit e situatës së tensionuar në veriun e Kosovës këto vite ka qenë Tirana zyrtare dhe përgjegjës për këtë bën Kryeministrin Edi Rama. Në një intervistë për 'Opinion', kryedemokrati tha se  Rama i ka 'kredincialet e djegura', pasi njihet më shumë si një argat i Vuçiçit.

'Një nga nxitësit e kësaj situate këto vite ka qenë Tirana zyrtare dhe direkt Edi Rama me angazhimin e tij në mbështetje të projekteve për Serbinë e Madhe në krah të Vuçiçit dhe ka dëmtuar shumë këtë proces. Tirana zyrtare duhet të mbështesë Kosovën. Nuk duhet të ndërhyjë mes dialogut të Kosovës dhe Serbisë, por Shqipëria është palë me Kosovën dhe nuk mund të shpallet e paanashme. Rama i ka kredincialet e djegura, njihet më shumë si një argat i Vuçiçit, ndaj dhe qëndrimi i tij është i dëmshëm.'

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se tensionet në veriun e Kosovës janë zhvillimet më dramatike në 2 dekadat e fundit.

'Gjendje kritike, pasi zhvillimet e fundit, më dramatiket në 2 dekadat e fundit. U sulmuan ushtarët e NATO-s dhe u plagosën me mjete të ndryshme. Në këtë sfond, duhet të shtojmë se kriza e veriut të Kosovës, pas luftës në Ukrainë, kriza më e rëndë në Europë. Kriza në veriun e Kosovës ka në bazë të saj që kanë pasur në bazë të gjitha konfliktet gjatë më shumë se 100 vitet e fundit në rajonin tonë, ka në bazë qëndrimin e nacionalizimit serb, përpjekje për një Serbi të madhe, për të kontrolluar një pjesë të territorit të Kosovës'

sali berisha

Sondazh

Poll