Sport

VIDEO / Cristiano Ronaldo do të qëndrojë në Al Nassr, do të presë Messin dhe Benzeman

Pavarësisht se nuk arriti të fitojë një titull në Arabinë Saudite këtë vit, Cristiano Ronaldo i ka dhënë fund spekulimeve se mund të largohet nga Al Nasr dhe shpreson që lojtarë të tjerë të mëdhenj të luajnë në ligë.

2 Qershor 2023, 09:24 Nga DOSJA
VIDEO / Cristiano Ronaldo do të qëndrojë në Al Nassr, do

ARABI SAUDITE - Cristiano Ronaldo do të luajë sërish për Al Nasr në sezonin e ri. Këtë e ka zbuluar në një intervistë për gazetaren marokene Weam Al Dakheel, futbollisti portugez, i cili kaloi gjashtë muaj në Arabinë Saudite.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by وئام عبدالعزيز الدخيل (@weamaldakheel)

“Të jem i sinqertë, prisja të fitoja diçka këtë vit, por nuk është gjithmonë ashtu siç mendojmë apo siç duam, ndonjëherë na duhet pasion, qëndrueshmëri dhe këmbëngulje për të arritur më të mirën. Unë ende besoj se vitin e ardhshëm do të përmirësohemi më shumë”, tha ndër të tjera ai. 

“Jam i lumtur këtu. Unë dua të vazhdoj këtu dhe do ta bëj. Jeta po ecën shumë mirë, kampionati është i mirë”, vuri në dukje më pas ylli i futbollit europian i cili këtë vit me ekipin e tij nuk arriti të merrte objektivin kryesorë që ishte titulli kampion ose kupa.

 

Duke folur për ligën arabe ai shtoi: “Liga është shumë e mirë, por mendoj se kemi shumë, shumë mundësi për të vazhduar ta rrisim atë. Liga është konkurruese. Kemi ekipe shumë të mira, lojtarë shumë të mirë arabë. Ata duhet të përmirësojnë infrastrukturën e tyre. Edhe për gjyqtarët, sistemi VAR duhet të jetë pak më i shpejtë. Për pesë vitet e ardhshme, mendoj se liga saudite mund të jetë një nga pesë ligat më të mira në botë”.

Ronaldo foli edhe për ndryshimin në stërvitje: “Në Evropë ne stërvitemi më shumë në mëngjes, por këtu stërvitemi pasdite ose në mbrëmje... dhe në Ramazan stërvitemi në 10 të natës. Kjo është shumë e çuditshme, por është një përvojë e re edhe për mua. Më pëlqen të jetoj në këto momente sepse nga këto gjëra mëson. Është e vështirë, por nuk është asgjë që nuk e kam parë më parë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll