Sport

Trajneri paralajmëron largimin e Messit, klubi e përgënjeshtron, ja çfarë po ndodh!

Ndoshta Messi do të shpallë tërheqjen e tij pas ndeshjes së fundit. Pyetja është nëse ai do të shkojë në Barcelonë apo në Arabinë Saudite.

2 Qershor 2023, 08:26 Nga DOSJA
Trajneri paralajmëron largimin e Messit, klubi e përgënjeshtron,

FRANCE - Gazetari argjentinas Martin Fernandez ka folur për largimin e afërt të Lionel Messit nga Paris Saint-Germain. Kujtojmë se së ditën e djeshme në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së kampionatit trajneri i parizienëve, Christophe Galtier, ka deklaruar se kjo ndeshje do të jetë e fundit për Messin në fanellën e klubit parizien.

“Mendoj se trajneri i PSG-së e di shumë mirë që Messi do të largohet nga skuadra, dhe thjesht tha se çfarë mendon për këtë, por menaxhmenti bëri një përgënjeshtrim, klubi thjesht nuk donte që kjo të dilte nga fytyra e trajnerit.

Ndoshta Messi do të shpallë tërheqjen e tij pas ndeshjes së fundit. Pyetja është nëse ai do të shkojë në Barcelonë apo në Arabinë Saudite. Unë do të doja që ai të kthehej në Barcelonë, do të ishte një kërcim i mrekullueshëm i fundit i një lojtari të madh”, tha Fernandez në një intervistë ekskluzive për Euro-Football. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll